Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla: Një tjetër njollë turpi e neveritshme
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë
Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratës së
ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend
të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq, do ta kishte spastruar
etnikisht Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi deklaratën si
“një tjetër njollë turpi të neveritshme”, duke e krahasuar me një
shprehje angleze.
“Ne shqiptarët kemi një shprehje për ujkun, por anglezët kanë një
shprehje të ngjashme: ‘Leopardi nuk mund t’i ndryshojë njollat e tij’.
Kjo deklaratë e një ministri serb është një tjetër njollë turpi të
neveritshme”, ka shkruar Balla
