Oferta e Ardian Gjinit merr përkrahjen e bujqve: Kërkohet rritja e pragut të TVSH-së dhe tatimi në tokën e punuar
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me bujqit në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, ku ka diskutuar për sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë dhe nevojën për reforma ekonomike.
Gjini ka thënë se heqja e tatimit mbi tokën e punuar dhe rritja e pragut të TVSh-së në 100 mijë euro janë kërkesa që, sipas tij, dëgjohen vazhdimisht nga bujqit dhe bizneset në terren.
Ai ka theksuar se këto dy masa janë pjesë e gjashtë pikave të ofertës së Aleancës për krijimin e institucioneve të reja, duke i cilësuar si reforma të domosdoshme për mbështetjen e prodhuesve vendorë.
“Bujku i Kosovës e meriton mbështetjen e shtetit, jo ndëshkimin”, ka deklaruar Gjini.
