Në 3-vjetorin e Qeverisë Kurti, reagon Krasniqi: Degradim, izolim, frikë

Në tre vjetorin e qeverisjes nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili Qeverinë Kurti e cilëson si degradim, korrupsion e nepotizëm.

Krasniqi përmes në rrjetin social Facebook, ka shkruar “tri vjet degradim – korrupsion – nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje – izolim – frikë. Tri vjet mashtrim!”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, këtij postimi ia ka ngjitur edhe një video në të cilën shihen pothuajse të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë qeverisjes Kurti, përfshirë edhe premtimet. /Kosova.info/

Go to TOP