Manchester City futet në garë për Bouaddi

Manchester City është futur në garën për mesfushorin e talentuar të Lille, Ayyoub Bouaddi duke i komplikuar planet e rivalit lokal Manchester United.

Tetëmbëdhjetë vjeçari, i cili përfaqëson Marokun, ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të Kampionatit Botëror, ku ka spikatur me paraqitjet e tij në mesfushë, sidomos në ndeshjen ndaj Brazilit.

Manchester United ka ndjekur prej kohësh zhvillimin e Bouaddi dhe gjatë vitit të fundit ka mbajtur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit. Megjithatë, sipas gazetarit të njohur David Ornstein, Manchester City tashmë po shtyn fort për ta transferuar futbollistin, ndërsa edhe Arsenali ka zhvilluar bisedime.

Lille raportohet se kërkon rreth 100 milionë euro për kartonin e mesfushorit, duke e konsideruar atë një nga talentet më premtues në futbollin evropian.

Klubi francez do të pranonte edhe një marrëveshje ku Bouaddi transferohet te një skuadër e re dhe më pas huazohet për një sezon te Lille. Megjithatë, si Manchester City ashtu edhe Manchester United preferojnë ta kenë lojtarin menjëherë në dispozicion.

Nëse “Qytetarët” arrijnë ta mbyllin marrëveshjen, kjo do të ishte një tjetër goditje për Manchester United në merkaton e verës, pasi më herët humbi edhe garën për Elliot Anderson, i cili gjithashtu përfundoi në “Etihad”.


Go to TOP