Hoti para Komisionit Hetimor për Subvencionimin e Teksteve: Shpenzimet janë transparente dhe të dokumentuara

Ish -kryeministri Avdullah Hoti ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar që heton subvencionimin e teksteve shkollore, por në cilësinë e ish-ministrit të Financave.

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar që heton subvencionimin e teksteve shkollore, por në cilësinë e ish-ministrit të Financave.

Nga ai u kërkua të jap sqarime se pse gjatë viteve 2015, 2016, por edhe në vite të tjera sa ai ishte ministër.

Hoti që ishte ministër i Financave nga dhjetori i 2014-s deri në gushtin e vitit 2017, ka theksuar se duhet të qartësohet roli i ministrit të Financave dhe i Ministrisë së Financave. Sipas tij, në Ministrinë e Financave caktohen kufijtë për secilën ministri e përmes qarkoreve buxhetore kërkohet nga të gjithë ministrat të caktojnë buxhetin e ministrive të tyre.

“Nëse ka pasur tejkalime prapë është Ligji për Menaxhimin e Financave Publike që i definon situatat kur ka tejkalime te një zë i caktuar buxhetor”, ka deklaruar ai.

Sipas Hotit, shpenzimet janë krejtësisht transparente dhe janë të dokumentuara e të protokolluara dhe se të gjitha informatat, sipas tij, janë në dispozicion përmes rrugëve zyrtare.

“Pse ka qenë 4 milion është bërë 10 milion duhet të kërkohen informata nga Ministria e Arsimit”,ka theksuar ai.

Sipas tij, gjithmonë ka situata në çdo mandat qeverisës kur nevojat buxhetore mund të jenë të ndryshme me planifikimin buxhetor. Ligji për Menaxhimin e Financave Publike është i qartë”,  ka deklaruar ai.

Deputetja e LVV-së Mirlinda Tishukaj Sadiku e pyeti ish-ministrin Hoti nëse e di që një Marrëveshje Ndërkombëtare e ratifikuar në Kuvend në vitin 2014 për E-mësimin dhe E-maturën ka përfunduar në prokurori.

Hoti e pyeti atë se pse duhet ta dijë ai këtë çështje e të përgjigjet, kur është jashtë temës së komisionit. Kjo ngjalli edhe debat mes anëtarëve nga pushteti e opozita.  

Mes debatesh përfundoi intervistomi i Hotit para këtij Komisioni Hetimor parlamentar.

Go to TOP