Havolli: VV-ja ndryshoi mendje vetëm pas presionit qytetar
Drejtori i Investimeve Kapitale, Sokol Havolli, ka komentuar vendimin e Asamblesë së Prishtinës për bartjen e mjeteve të vitit 2024. Ai thekson se gjatë 7-8 muajve të fundit, kjo çështje ka qenë disa herë në rend dite, por gjithmonë është refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Albin Kurti dhe Hekuran Murati ndryshuan mendje vetëm pas betejës së humbur publike dhe presionit qytetar. Nuk iu frikësuan humbjes ligjore, por kur panë rreth 300-400 protestues të sistemit të transportit në kryeqytet, u trembën. Këta janë frikacakë të mëdhenj”, tha Havolli.
Ai ka bërë thirrje që çdo qytetar të mos dorëzohet ndaj presionit, por të ndjekë të drejtën e vet. “Budallës s’duhet me ia lëshu rrugën. Duhet me ia kallxu vendin”, shtoi ai.
Havolli i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që menjëherë të alokojnë mjetet tjera që u takojnë Prishtinës, pas bllokimit të qytetit dhe qëndrimit të tyre në zyrat e qeverisë. /Kosova.info/
