Harrojeni Adën, kjo është e dashura e re e Edit

Nga “Përputhen” doli në mënyrë të beftë e me një raport të paqartësuar me një prej ish-konkurenteve, Adën.

Por, Edi, djaloshi kosovar që u bë i njohur nga ky program, duket se dashurinë e ka gjetur jashtë.

Ai me shumë gjasë ka nisur një lidhje të re.

Bëhet fjalë për një vajzë kosovare të quajtur Fiona.

Dyshimet janë ngritur nga shkëmbimi i komenteve në rrjete sociale, të cilat janë fiks, të një çifti të dashuruar.

Madje, në një replikë ndaj Edit i cili thotë se do jetë “gjithmonë djaloshi yt”, Fiona e ka çuar mesazhin se zemra e saj është e mbyllur me çelës.

Dyshja janë parë bashkë shpesh edhe në kryeqytet dhe deri tani, çdo gjë duket që po shkon si më së miri.

No description available.

Go to TOP