Haradinaj uron Pashkët: Paqe, harmoni dhe shpresë për njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë
Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët katolikë në vigjilje të festës së Pashkëve duke i përcjellë urimet e tij Imzot Dodë Gjergjit, bashkëkombësve në Kosovë dhe diasporë, si dhe të gjithë të huajve që shërbejnë në Republikën e Kosovës.
Haradinaj theksoi se kjo festë e shenjtë sjell mesazh paqeje, mirësie dhe harmonie në familjet e të gjithëve.
Ai gjithashtu përcolli urime për Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV duke shprehur shpresën për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë. /Kosova.info/
Prev Post
Drejt përjetësimit të gjurmëve të luftës
