Haradinaj në rolin e Kurtit, del në terren për të folur me qytetarët rreth dialogut me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të fillojë nga shtatori një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës.

Këtë e ka kumtuar kryetari i këtij subjekti opozitar, Ramush Haradinaj, të hënën përmes një postimi në Facebook.

“Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike”, ka thënë Haradinaj. “Poashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin”.

Ai tha se këto ditë do t’i njoftojë qytetarët për orarin dhe vendin e takimeve.

Ky bashkëbisedim, sipas Haradinaj do të bëhet për shkak të situatës në vend, politike dhe ekonomike. 

Go to TOP