Haradinaj: Ishim bashkë me Ilaz Kodrën, në ditën kur ra Luani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e “Qafë Mullarit” dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra, në 25 vjetorin e rënies.

Ai tha se në atë betejë ishte bashkë me Ilaz Kodrën, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën e luftëtarë tjerë, ditën kur u vra vëllai i tij, Luani.

“Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. Në atë betejë, isha bashkë po ashtu me Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën, Ali Ahmetin, Ramiz Lladrovcin, Gani Ramën, Selim Krasniqin dhe Emrush Xhemajlin”, tha kreu i AAK-së

Go to TOP