Hamza në zotimin e tretë, premton investime transformuese në infrastrukturë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza përmes një video të publikuar ka bërë prezantimin zotimit të tretë.
Ai ka premtuar investime transformuese në infrastrukturë, përfundimin e projekteve ekzistuese të autostradave, brenda vitit të parë, lidhjen e dy autostradave përmes segmentit Qafë Duhël- Shtime-Banullë të Lipjanit.
Tutje i nominuari i PDK-së për kryeministër, ka premtuar edhe ndërtimin e unazës së jashtme të Prishtinës.
Premtim pati edhe për ndërtimin e linjës hekurudhore me Shqipërinë, si dhe elektrifikimin e hekurudhave. Ndërtimin e digave dhe kanaleve të reja për rritjen e sigurisë së furnizimit me ujë e investime në qendrat e skijimit në Brezovicë e Borea.
Tha se ka ardhur koha për ta bërë Kosovën më të mirë.
