Hamza: Barazia gjinore është çështje e krejt shoqërisë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gratë në Mitrovicë.

Ai ka thënë se gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznesmene të jashtëzakonshme.

“Nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në karrierë, gratë do ta kenë mbështetjen e pakursyer, mundësitë që ju duhen dhe respektin që e meritojnë”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se në Mitrovicë janë mbledhur për të treguar që barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë.

“U mblodhëm për të treguar që Kosova mundet ma mirë për vajzat dhe gratë”, ka shtuar ai.

Hamza ka premtuar se si kryeministër i ardhshëm, si baba i dy vajzave, si bashkëshort i një zonje, si djalë i një nëne dhe si vëlla i 4 motrave, do të punoj dhe përkushtohet që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt. /Kosova.info/


Go to TOP