Gjendet armatim në Uglarë, Sveçla: S’ka kompromis ndaj krimit

Policia e Kosovës në fshatin Uglarë të Zubin Potokut ka arritur të identifikojë mjete kriminale të Serbisë.

“Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut”, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla tutje ka njoftuar se personi te i cili janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në prokurori.

“Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar ai. /Kosova.info/

#Uglarë
Go to TOP