Policia brenda javës mbylli 11 lokale me muzikë live dhe 26 qendra masazhi

Policia e Kosovës ka marrë pjesë në operacionet dhe aktivitetet në kuadër të Platformës Multidisiplinare Evropiane kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT). Në këtë aktivitet që u mbajt ndërmjet datës 3-9 qershor 2024, kanë marrë pjesë dyzet vende të ndryshme nga mbarë bota, përfshirë përfaqësues nga EUROPOL, FRONTEX dhe INTERPOL.

Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe në kuadër të planit operativ të koduar me emrin “PORTA” përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz dhe në mbështetje të njësive tjera të specializuara, të kufirit dhe të drejtorive rajonale policore, ka ndërmarrë masa dhe ka realizuar aktivitete të ndryshme në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit.

Po ashtu sipas policisë, janë realizuar operacione të përbashkëta me inspektorë të ministrisë (MINT), ATK-së dhe inspektorë të punës në inspektimin e lokaleve (muzikë-live) e po ashtu dhe në qendrat e masazhit.

Nga këto operacione policore, sipas njoftimit për media, kanë rezultuar: “Inspektimi/kontrollimi i 39 lokaleve (muzikë live), ku në to janë hasur gjithsej 436 punëtorë; 309 femra dhe 127 meshkuj, prej tyre 204 shtetas të Republikës së Kosovës, ndërsa 232 shtetas të huaj,  216- të Shqipërisë, 11- të Serbisë , 3- të Ukrainës, 2-të Kolumbisë.

 Njëmbëdhjetë lokale janë mbyllur për shkelje administrative, thuhet në njoftim

Sipas policisë brenda datës 3-9 qershor janë inspektuar dyzet e gjashtë qendrave të masazhit, ku në to janë hasur gjithsej: 145 punëtore, 114 femra dhe 31 meshkuj, nga to 111 shtetase të Republikës së Kosovës, ndërsa 34 shtetase të huaja, 21- të Shqipërisë, 12-të Tajlandës, 1-të Serbisë).

Njëzet e gjashtë qendra masazhi janë mbyllur për shkelje administrative, njofton policia.

“Janë iniciuar në tri raste për veprat penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe një kundërvajtje “marrje me prostitucion;  janë arrestuar tre personave të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe dy (2) persona për kundërvajtje “marrje me prostitucion”

Policia gjithashtu njofton se brenda këtyre ditëve janë Identifikimi i tetë fëmijëve lëmosh kërkues, viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës, të cilët janë detyruar nga prindërit të kërkojnë lëmoshë. Ndërsa pesëdhjetë e gjashtë persona iu janë referuar Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe theks të veçantë po i kushton edhe avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën e pa kompromis ndaj krimeve që tejkalojnë kufijtë kombëtar duke qenë pjesë e operacioneve të përbashkëta rajonale dhe globale”, thuhet në njoftimin për media lëshuar nga Policia e Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP