U aksidentua para disa javësh me motoçikletë, vdes zyrtari policor

Ka vdekur zyrtari policor D.O, i cili ishte aksidentuar me motoçikletë para disa javësh në fshatin Llukar të Prishtinës.

Si pasojë e këtij aksidenti, ai kishte përfunduar në spital.

Lajmi u bë i ditur edhe nga kolegët e tij në rrjete sociale.

Klankosova.tv mëson se polici (tani i ndjerë) ka qenë duke u trajtuar në Maqedoninë e Veriut.

Por, pavarësisht intervenimit mjekësor, ai nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve dhe vdiq

Go to TOP