Përfundon ëndrra kuqezi në Euro 2024, Spanja fiton ndaj Shqipërisë

Ka përfunduar ndeshja e Grupit B ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, me rezultat 1:0 në dobi të spanjollëve. Kësisoj ka përfunduar edhe ëndrra e tifozëve kuqezi për kualifikim tutje. Golashënuesi i vetëm ishte Ferran Torres, i cili shënoi në minutën e 13-të pas një asistimi të shkëlqyeshëm nga Dani Olmo.

Shqipëra e nisi ndeshjen me energji dhe përqendrim të madh. Kuqezinjtë treguan një performancë të mirë në minutat e para, megjithatë në një kundërsulm të shpejt në minutën e 13-të “Furia e Kuqe” e gjeti golin. Olmo asistoi me mjeshtëri për Ferran Torresin, i cili i vetëm përballë portierit Thomas Strakosha, shënoi me lehtësi.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Kristian Asllani provoi fatin me një gjuajtje të fuqishme nga distanca, por kjo përpjekje u neutralizua nga portiere Raya.

Në pjesën e dytë Broja pati mundësi të mirë, por portieri spanjoll ia mohoi golin.

Go to TOP