Koncertet e Taylor Swift do të sjellin 700,000 fansa të saj në Londër

Këngëtarja e njohur Taylor Swift do të mbajë tetë koncerte në stadiumin Wembley të Londrës dhe për këtë rast pritet të mbërrijnë gjithsej 700 mijë fansa të saj, njoftoi zyra e kryebashkiakut të Londrës.

Priten të ardhura prej 379 milionë dollarësh dhe qyteti ka nxjerrë një hartë të ridizajnuar posaçërisht të metrosë së Londrës për këtë rast, raportoi Reuters.

Bëhet e ditur se fansat e saj shpenzojnë shumë për veshje dhe aksesorë me gaz, si dhe në udhëtime ku e ndjekin këngëtaren 34-vjeçare. /Kosova.info/

Go to TOP