Gjuajtje me armë në një aheng në Mitrovicë, intervistohet i dyshuari

Gjatë mbrëmjes të së dielës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë.

Siç njofton policia, të shtënat kishin ndodhur në një aheng familjar. Tek i dyshuari në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në orët e mbrëmjes së datës 23 qershor, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.

Me t’ pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar nga i dyshuari në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek.

Për të shtëna me armë është intervistuar i dyshuari m/k/sh, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe “përdorim i armës’’.

Go to TOP