Gjimshiti: Treguam ndeshje të mira, kjo eksperiencë na rrit

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka thënë se në Euro 2024 kanë zhvilluar tri ndeshje të mira dhe se kjo eksperiencë e fituar do t’i shërbejë futbollistëve kuqezi të rritën në karrierë.

“Jam i lumtur për të gjithë ekipin dhe për të gjithë performancën që kemi treguar në fushë. Me kroatët kishim merituar pak më shumë, edhe sot një barazim ishte në lojë. I falënderoj tifozët që na kanë përkrahur kaq shumë, jo vetëm në stadium, por kudo ku ishim na kanë mbështetur shumë”, tha Gjimshiti.

Ai ka thënë se tani gjëja më e rëndësishme është që ekipi të shohë përpara. “Kemi pasur një grup nga më të vështirët në këtë Euro 2024 dhe kemi treguar ndeshje të mira, kemi bërë disa gabime, por kjo eksperiencë të rrit në karrierë. Kemi shumë lojtarë të rinj që do t’i ndihmojë ky Evropian dhe do të mësojmë nga gabimet dhe nga kundërshtari”, ka shtuar ai.

Go to TOP