Gërvalla: Kosova mund të kontribuojë si kampione e demokracisë në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po merr pjesë në takimin ministror të BE-së që po mbahet në Bruksel me rastin e 20-vjetorit të zgjerimit, ku 10 shetet të reja anëtare iu bashkuan Bashkimit Evropian në vitin 2004.

Gërvalla tha se për në Bruksel ka udhëtuar me shpresën se do ta ketë një bisedë të hapur rreth sundimit të ligjit, integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera aspiruese në BE.

”Dhe të flasim rreth nivelit të demokracisë, nivelit të sundimit të ligjit të cilat janë të domosdoshme që të përmbushen përpara se t’i bashkohemi familje evropiane të gjithë së bashku”.

”Shpresoj që biseda sot do të jetë konstruktive dhe që Kosova të mund të kontribuoj si kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor në vendosjen e standaredeve të reja të anëtarëve të rinj”, tha Gërvalla.

E dyta e qeverisë në Bruksel udhëtoi me ftesë të Presidencës belge të Këshillit të BE-së, ministres së Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe të Tregtisë së Jashtme, Hadja Lahbib.

Go to TOP