Gërvalla dhe Bajrami përgatiten për takimin e ardhshëm, tregojnë “temën kryesore”

Ministrja Gërvalla është në Bruksel dhe po përgatitet për takimin e përfaqësuesve të shteteve të Bashkimit Evropian, me ata të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Për këtë njofton ambasadori Bajrami.

Ambasadori kosovar në Bruksel, Agron Bajrami, e ka pritur kryedipomaten Donika Gërvalla – Schwarz, për t’u përgatitur për takimin e gjashtë shteteve ballkanike me Bashkimin Evropian.

“Me ministren Gërvalla – Schwarz dhe ekipin e saj, në ambasadën në Bruksel, duke u përgatitur për takimin e EU27-WB6 në Këshillin e Punëve të Jashtme. Temat kryesore: Lidhja më e ngushtë dhe afërsia e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës. Kosova nuk ka asnjë mëdyshje: Ne qëndrojmë krah Ukrainës”, ka shkruar Bajrami në Twitter.

Ministrja Gërvalla ka pasur takimin e fundit në Bruksel, në darkën joformale të thirrur nga shefi i politikës evropiane, Joseph Borrell, javën që shkoi.

Të nesërmen Gërvalla u lajmërua nga Strasburgu, ku kishte çuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Go to TOP