Gashi: Shqiptarët pasluftës bën spastrim etnik ndaj komunitetit RAE

Analisti Shkëlzen Gashi, ka thënë se shqiptarët në Prishtinë kanë bërë spastrim etnik të pjesëtarëve të komunitetit RAE në kohën e pasluftës, kjo duke përmendur se kishte pesë lagje në Prishtinë dhe se ato më nuk janë.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se duhet po ashtu që qytetarët e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas duhet të kërkojnë më shumë të drejtat e tyre që i kanë me ligje dhe me Kushtetutë të vendit.

“Para disa viteve kam punuar në një raport për minoritetet etnike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, edhe është një ligj që natyrisht është bërë për shkak të presionit të Bashkësisë ndërkombëtare, me që ra fjala po të mos ishte bashkësia ndërkombëtare e instalume këtu gjendja e komunitetit RAE do të ishte larg me e keqe sesa që është sot”.

“E kemi dëshmuar këtë sidomos në vitin 1999, Prishtina i ka pasur pesë lagje të romëve, sot nuk e ke asnjë, nuk ekziston “Divanjollë”, nuk ekziston “Kolibarska”, nuk ekziston “Varosh”, nuk ekziston “Moravska”, nuk ekziston asnjë prej lagjeve. Është spastrim etnik, do të thotë shkatërrim i shpijave, shkatërrim i pronave të tyre”.

“Ligji që kam punuar për në Universitetin e Prishtinës thuhet se 12 përqind e studentëve duhet me qenë te komuniteteve, këtë asnjë fakultet nuk e plotëson pos atij të mjekësisë. Studentë të komunitetit rom ka shumë pak, duhet me u bë presion që të respektohen të drejtat që romëve u jepen me ligje dhe me Kushtetutë”.

Gashi, po ashtu ka theksuar se gjendja e komunitetit RAE nuk është e mirë, dhe se politikanët e duhet të punojnë më shumë.

“Si është gjendja me komunitetet në Kosovë ne e dimë, politikanët nuk duhet të na tregojnë si është ajo, por duhet të na tregojnë se si duhet të tejkalohet kjo situatë që janë komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas”.

Opinionisti ka pohuar se duhet të bëhet më shumë presion ndaj Qeverisë që t’i zbatojë rekomandimet që jepen nga organizatat për të drejtat e njeriut për komunitetet RAE.

“Për dallim të qeverisjeve të deritanishme që nuk kanë pas ndjeshmëri ndaj komuniteteve RAE, qeveria e tanishme duket se ka ndjeshmëri për gjendjen e këtij komuniteti. Por, duhet presion nga pjesëtarët e këtij komuniteti, nga shumica, nga shoqëria civile, nga mediat që ta zbatohen nga Qeveria rekomandimet që i japin organizatat për të drejtat e njeriut sa i përket gjendjes në Kosovë”, ka thënë Gashi.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP