Festivali i Këngës Popullore për Fëmijë do të mbahet në Kaçanik

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se me datën 26 dhe 27 nëntor do të mbahet Festivali i Këngës Popullore për Fëmijë.

“Ky festival do të zhvillohet nën dirigjimin dhe përcjelljen e orkestrës së SHKA “Gryka e Kaçanikut”. Fëmijët pjesëmarrës do të kenë mundësinë të tregojnë talentin e tyre në interpretimin e këngëve duke sjellë një atmosferë të ngrohtë”, njofton Komuna e Kaçanikut.


Go to TOP