Elbasan Rashani prezantohet te Clermont Foot 63 në Ligue 1

Elbasan Rashani nga edicioni i ardhshëm do të luajë në kampionatin elitar të Francës.

Rashani është prezantuar te skuadra e cila u promovua në Ligue 1, Clermont Foot 63.

“Clermont Foot 63 regjistron ardhjen e një përforcimi të ri në sulm, futbollistin e krahut të majtë kosovar, Elbasan Rashani, për një kohëzgjatje prej dy sezonesh”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Rashani mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit, ndërsa ka lindur në Suedi.

Ai ka bërë karrierë në klube si Brondby dhe Rosenborg.

Rashani është nga emrat që gjithmonë ftohet nga përzgjedhësi Bernard Challandes. 

Go to TOP