Do të marrë pjesë në paradën e krenarisë, Tuna pozon me fustanin me ngjyrat e LGBTI-së
Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Tuna Sejdiu ka treguar mbështetjen e saj për komunitetin LGBTI.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në Instagram, ku është shfaqur me një fustan me ngjyrat simbolizuese të këtij komuniteti.
“Dashuria fiton”, është mbishkrimi në fustanin e Tunës.
Ndërsa përmes postimit të dytë, ajo ka treguar se do ta mbështesë paradën e krenarisë, të organizuar nga komuniteti LGBTI në Shkup.
Ndryshe, ky komunitet ka mbështetjen e një numri të madh të artistëve shqiptar.
Comments