Nasser Al-Khelaifi çmendet kur pyetet për Luis Enriquen

Paris Saint-Germani është eliminuar nga Borussia Dortmund në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, presidenti i parisienëve, Nasser Al-Khelaifi u pyet për të ardhmen e trajnerit Luis Enrique, e kjo pyetje nuk i pëlqeu fare.

“Por, çfarë pyetje është kjo. Ju nuk kuptoni futboll apo çfarë. Jemi të trishtuar, meritonim më shumë. Goditëm shtyllat katër herë, dy herë javën e kaluar. Topi nuk donte të hynte. Lojtarët dhe trajneri i thanë: “Urime Dortmundit”. Ne merituam më shumë. Është një lojë e vështirë”, tha fillimisht ai.

Al-Khelaifi në pranoi se ata ndjeheshin si favorit.

“Ne menduam se po shkonim në finale dhe jemi të zhgënjyer për veten dhe për tifozët. Jam krenar për ekipin tim, më i riu në Evropë. Ne kemi arritur në gjysmëfinale tre herë në pesë vjet. Ky nuk është qëllimi ynë, është ende finalja. Kjo është futboll, duhet ta pranosh dhe ndonjëherë nuk është e drejtë”, përfundoi Al-Khelaifi

Go to TOP