Mbretërit në finale takohen me Dortmundin

Real Madrid ka arritur të fitojë me përmbysje kundër Bayern Munich në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Champions League. 

Ndeshja dramatike në stadiumin “Santiago Bernabeu” është mbyll me rezultat 2-1 në favor të skuadrës spanjolle.

Në një përballje të karakterizuar nga një dominim i lehtë i Real Madrid, skuadra e Carlo Ancelotti kishte shumë raste të krijuara në pjesën e parë, por nuk ia ka arritur të shënojë. Pjesa e parë është mbyllur pa gola. 

Në pjesën e dytë, Bayern Munich ia ka rritur ta thyejë akullin dhe ta gjejë avantazhin. Ka qenë Davies ai që në minutën e 68-të i ka çuar “bavarezët” në epërsi.

Përgjigjja spanjolle ka qenë e shpejt. Pas vetëm tre minutave topi është gjetur pas shpinës së Neuer, por pas konsultimit me VAR gjyqtari kryesor e ka anuluar golin, meqë paraprakisht Kimmich kishte mbetur i shtrirë pas një kontakti fizik me futbollistët e Real Madrid.

Megjithatë spanjollët nuk janë tërhequr nga insistimi i tyre. Ka qenë minuta e 88-të kur Real Madrid ia ka dalë ta barazojë me Joselu.

Në momentin kur dukej se ndeshja do të shkonte në kohë shtesë, në skenë ka dalë edhe një herë Joselu, duke shënuar përsëri për të siguruar fitoren për Real Madrid.

Ndeshja e parë në Gjermani kishte mbaruar baras 2-2, duke bërë që Real Madrid të kualifikohet me rezultatin agregat 4-3.

Tash Real Madrid bashkohet në finale me Borussia Dortmund në stadiumin “Wembley” ku më 1 qershor luhet finalja.

Dortmund një natë më herët e ka eliminuar kampionin francez, Paris Saint Germain. 

Go to TOP