Lizarazu thotë se PSG pagoi çmimin e nënvlerësimit të Dortmundit

Ish-mbrojtësi i Kombëtares franceze, Bixente Lizarazu, ka thënë se Borusia Dortmund është nënvlerësuar nga trajneri i Paris Saint Germanin, Luis Enrique. 

Të martën skuadra gjermane është kualifikuar në finale të Champions League, pasi ka fituar të dy ndeshjet ndaj PSG-së. 

“Që në short, PSG ishte e sigurt se do të arrinte në finale. Më dukej si një mungesë respekti në ndeshjen kundër Dortmundit. Megjithëse humbën 1-0 në Gjermani, Luis Enrique tha se e vetmja shprehje që ai di në frëngjisht është ‘On va gagner’ (‘Ne do të fitojmë’). Ky është një qëndrim arrogant, për t’u dukur”, ka thënë ish-anësori i Bayern Munich. “Ai e pagoi çmimin kundër një ekipi që fitoi betejën taktike në të dyja ndeshjet”. 

Go to TOP