Ruud van Nistelrooy: Real do ta dominojë Bayernin

Ish-futbollisti i njohur i Holandës dhe i Real Madrid, Ruud van Nistelrooy, ka paraparë që Real Madrid do ta dominojë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Bayern Munich.

Ndeshja e parë në Gjermani është mbyllur me rezultat 2-2. 

“Do të jetë një histori krejtësisht tjetër, ata do të luajnë ndryshe, si gjithmonë kur luajnë në shtëpi. Do të dominojnë ndeshjen, do të bëjnë presion ndaj Bayern dhe do të gjejnë zgjidhje më sulmuese. Është e qartë se skuadra e Ancelottit është favorite, jo vetëm për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë, por edhe për shkak se lojtarët e tij kanë cilësi”, ka thënë ish-sulmuesi i njohur. “I shtoj gjithë kësaj faktorin ‘Bernabeu’, vendosmëria që lojtarët do të tregojnë në fushë, nuk ka ekip më me përvojë se Reali”.

Tashmë Borussia Dortmund ka kaluar në finale të kompeticionit, pasi e ka eliminuar kampionin francez, Paris Saint Germanin. 

Go to TOP