Fiorentina shkon në finale të Conference League

Fiorentina është finalisti i parë i Conference League.

Skuadra italiane ka barazuar të mërkurën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër ekipit belg, Club Brugge. 

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Jan Breydel” është mbyllur me rezultat 1-1.

De Cuyper i ka dhënë epërsinë skuadrës vendase në minutën e njëzetë. Me avantazh minimal ka përfunduar edhe pjesa e parë. 

Kur është krijuar përshtypja se pas rezultatit të barabartë nga të dy ballafaqimet, ndeshja do të shkonte në vazhdime, në skenë ka dalur Beltran (84′), i cili ka realizuar nga penalltia dhe ka shuar ëndrrën e skuadrës së drejtuar nga Nicky Hayen. 

Ndeshja e parë në Itali ishte mbyllur me rezultat 3-2 në favor të Fiorentinas. Kësisoji rezultati agregat është 4-3 në të mirë të ekipit të drejtuar nga Vincenzo Italiano. 

Pas kualifikimit në finale, skuadra italiane do të ballafaqohet me fituesin e takimit ndërmjet Olympiacos dhe Aston Villa. 

Go to TOP