Demhasaj: VV sulmon Ramushin për mbijetesë politike
Analisti Arton Demhasaj thekson se të gjitha figurat e Vetëvendosjes që synojnë rritje ose mbijetesë politike kanë nevojë ta sulmojnë Ramush Haradinajn. Sipas tij, arsyeja është e thjeshtë: Haradinaj mbetet figura kyçe e UÇK-së në politikën e Kosovës duke penguar kështu interesat elektorale të VV-së dhe Albin Kurtit.
Demhasaj kujton se Haradinaj krijoi Ushtrinë e Kosovës, të cilën Vetëvendosje dhe Albin Kurti përpiqen ta përdorin për rritje elektorale. Ai gjithashtu thekson se Haradinaj vendosi taksën 100% ndaj Serbisë, ndërsa qeveria Kurti ka zbutur këtë qëndrim duke blerë energji nga Serbia.
“Nuk mund ta lidhin Ramushin me Listën Serbe; kjo është përpjekje e kota. Ramushi është vetë UÇK-ja, liria, ushtria, Kosova, shqiptaria dhe atdhetaria,” shprehet Demhasaj.
Analisti përfundon se sulmi ndaj Ramush Haradinajt brenda Vetëvendosjes është bërë një rregull politik, i pëlqyer dhe i imponuar nga vetë Albin Kurti.
