Çfarë nuk gjen njeriu në libra
Shkruan: Fadil KAJTAZI
Duke shfletuar librin “Marsi i Acartë” të Melihate Tërmkollit, hasa në listën e delegatëve të Kuvendit të Kosovës që nuk e kishin votuar rrënimin e autonomisë së Kosovës. Në mesin e tyre më ra në sy emri i delegatit nga Kamenica, Agim Kastrati. Një emër që flet për dinjitet dhe qëndresë politike.
Leximi i stenogrameve të asaj kohe nxjerr në pah turpin e shumë “alamet burrave”, të cilët në orët më kritike për Kosovën dështuan të qëndronin në anën e saj.
Po ashtu, u ndjeva krenar kur në ato orë të liga për Kosovën, sa unë me mikun tim Lutfi Hazirin protestonim rrugëve të Prishtinës në mbrojtje të Kushtetutës, aty brenda në Kuvend, Agim Kastrati, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Shkëlzen Gusia, Ramiz Hasani, Menduh Shoshi, Melihate Tërmkolli, Riza Lluka, Bajram Buqani dhe Mehdi Uka po e bënin detyrën ndaj atdheut.
Përkulje dhe mirënjohje për të gjithë. Agim Kastratit i uroj suksese në garën për deputet.
