Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 25 nëntor 2021.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj takim me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. (Selia e AAK-së, ora 8:30)

Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të Komunës së Malishevës. (Ora 09:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i kryetarit, ora 09:15 – pamje në fillim të takimit)

OSBE dhe Këshilli i mediave të shkruara të Kosovës organizojnë tryezën për lajmet e rrejshme dhe verifikimi i fakteve në mediat online. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:45)

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kryetari I PDK-së Memli Krasniqi takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. (Selia e PDK-së, ora 10:00, pamje në fillim të takimit)

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu merr pjesë në panelin e diskutimit “Bashkëpunimi ndërsektorial, qasja në drejtësi dhe antigjipsizmi zbërthyer përmes rastit të Kujtim Veselit. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00-11:15)

KDI mban tryezën “Transparenca financiare e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale 2021”. (Salla e konferencave “Orion” përballë kinemasë ABC, Prishtinë, ora 10:00)

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore nënshkruan marrëveshjen financiare me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00-11:00)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor organizojnë Sesionin Informativ lidhur me thirrjen e IV-të për propozim projekte që do të jetë e hapur deri më 23 dhjetor 2021. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kati përdhes, ora 11:00)

ORCA publikon raportin “Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë – Menaxhimi i Financave”. (Zyrat e ORCA rr. “Henrik Bariç” afër Gjimnazit “Sami Frashëri”, Prishtinë, ora 11:00.

Shefi i Zyrës së BE-së Tomas Szunyog takohet me kryetarin e komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. (Objekti i komunës Deçan, zyra e kryetarit, ora 11:15)

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Grantin e Performancës Komunale për Mjedis të Pastër. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë, ora 12:00)

MSH organizon ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve. (Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” Prishtinë, ora 12:00)

Me rastin e 77-vjetorit të themelimit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon ceremoninë festive Dita e Bibliotekës. (Holli i bibliotekës, ora 13:00)

Shoqata e gazetarëve të Mitrovicës do të shënojë me një tubim 70-vjetorin e lindjes dhe 50-vjetorin e veprimtarisë atdhetare e kulturo-artistike të Halit Baranit. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë, ora 13:00)

Go to TOP