Buzhala: Abdixhiku futet si ‘underdog’ në zgjedhjet e ardhshme, me një qasje sistematikë dhe ambicioze

Gazetari hulumtues, Berat Buzhala ka komentuar për sfidat dhe mundësitë e Lumir Abdixhikut në zgjedhjet e ardhshme nacionale, duke e cilësuar atë si një ‘underdog’ me një mision të trefishtë: bindjen e votuesve besnikë të LDK-së, rikthimin e mbështetësve që shkuan pas Vjosa Osmanit, dhe tërheqjen e votuesve të rinj dhe të pavarur.

Sipas Buzhalës, Abdixhiku ka marrë drejtimin e LDK-së në një periudhë të vështirë, por puna metodike dhe sistematike e tij, së bashku me qasjen “fshat me fshat”, janë faktorë kyç në rikthimin e fuqisë së partisë.

Ai thekson rëndësinë e komunikimit direkt dhe përpjekjet organizative të LDK-së në rrafshin teknologjik, duke paralajmëruar se ambicia dhe përkushtimi i Abdixhikut mund ta çojnë drejt sukseseve të mëdha në vitet e ardhshme. /Kosova.info/

Go to TOP