Bulliqi: Ekrem Hyseni dhe partia e tij nuk arritën të nderojnë presidentin Rugova për 20 vjet në pushtet

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga Ekrem Hyseni, duke shprehur keqardhjen për përpjekjet e tij për t’i bërë hije një momenti të rëndësishëm për qytetin, siç ishte përurimi i shtatores së Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.

Bulliqi theksoi se Hyseni dhe partia e tij duhet të ndjehen të turpëruar që për dy dekada në pushtet nuk arritën të nderojnë Presidentin Rugova, por shpesh keqpërdorën figurën e tij për përfitime elektorale.

Ai përfundoi duke theksuar se respekti për figura historike si Rugova shkon përtej interesave personale dhe historia shkruhet nga ata që punojnë për të mirën e përbashkët. /Kosova.info/

Go to TOP