Selmanaj kritikon Kurtin: Për lavdi, po mundohet të marrë nga Rugova
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, akuzoi Kryeministrin Albin Kurti për përpjekje për të vjedhur lavdi nga figura e Ibrahim Rugovës për shkak të zgjedhjeve. Në një deklaratë të ashpër, Selmanaj theksoi dallimet mes Rugovës dhe Kurtit, duke e portretizuar këtë të fundit si një udhëheqës që ka prishur marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ka izoluar Kosovën.
Sipas Selmanajt, ndërsa Rugova krijonte miq ndërkombëtarë dhe hapte dyer për Kosovën, Kurti ka bërë të kundërtën, duke e mbyllur Kosovën dhe duke e vendosur atë nën sanksione. Ai gjithashtu kritikoi se Rugova kishte një vizion kombëtar për Kosovën, ndërsa Kurti vepron vetëm për interesat personale.
Selmanaj nuk kurseu as kritikën ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe grupit të saj politik, duke thënë se ata nuk kanë guxuar të kundërshtojnë Kurtin, madje as kur u mbyll partia e tyre. /Kosova.info/