Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare

Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak.

Në njoftim thuhet se qytetarët do të mbahen të informuar për çdo zhvillim të ri.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se janë hapur për qarkullim PKK Merdarë dhe PKK Bërnjak. QKMK dhe autoritetet kompetente do të vazhdojnë t’u mbajnë të informuar për çdo zhvillim të ri. Për më shumë thirrni në 045198606, 045 198000 dhe në numrin 080050095 (pa pagesë)”, thuhet në njoftim.

Më herët, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin e Serbisë.

Ministri Sveçla ka theksuar se kanë marrë vendim për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak, të cilët u mbyllën dje.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Go to TOP