Brazili e mposht me lehtësi Serbinë

Brazili ka treguar një paraqitje spektakolare në fitoren prej 2-0 në ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Gjithçka ndryshoi në gjysmën e dytë të takimit, në të cilin brazilianët dhuruan spektakël dhe gola.

Në ndeshjen e vlefshme për Grupin G, futbollistët e Brazilit i shënuan dy gola në portën e përfaqësueses serbe.

Vinicius Junior godit drejt portës, ndërsa topi i kthyer shkoi te Richarlison, i cili e zhbllokoi rezultatin me një gol të merituar (62’).

Sërish i asistuar nga Vini Jr, Richarlison tregoi një teknikë të jashtëzakonshme dhe në mënyrë akrobatike e shënoi golin më të bukur deri më tani në këtë turne (73’).

Brazili ka tri pikë në Grupin G aq sa ka edhe Zvicra, pas ndeshjeve të para në fazën grupore të Kampionatit Botëror.

Go to TOP