Borë sërish: Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

IHMK ka njoftuar se përgjatë ditë dy ditëve të ardhshme do të ketë reshje të dobëta bore dhe mot kryesisht i vranët.

“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura”, thuhet në raportin e IHMK-së.

“Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”. 

Go to TOP