Bislimi: Me ‘Planin e Rritjes’, Kosova një hap më pranë Bashkimit Evropian
Zëvendëskryeminmistri i parë, Besnik Bislimi, bëri të ditur se me aprovimin e agjendës së reformave t nga Komisioni Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes, Kosova avancon drejt përafrimit të standardeve të Bashkimit Evropian.
Në një postim në ‘Facebook’, Bislimi ka njoftuar se me aprovimin e agjendës së reformave, hapet rruga drejt mundësimit të pagesave të para, prej të cilave, në total, Kosova do të përfitojë deri në 882 milionë euro.
“Sot u aprovua agjenda e reformave të Kosovës nga Komisioni Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes. Një agjendë e targetuar drejt avancimit përmbajtjesor dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Me aprovimin e agjendës së reformave, hapet rruga drejt mundësimit të pagesave të para, prej të cilave në total Kosova do të përfitojë deri në 882 milionë euro”, ka shkruar Bislimi.