Bislimi: Kosova mund të përfitojë deri në 945 milionë euro nga BE-ja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se mundësitë dhe përfitimet që ofron Plani i Rritjes i BE-së i ka diskutuar sot me akterë ekonomikë dhe biznesorë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Ai ka thënë se përmes kësaj iniciative, planifikohet që 6 miliardë euro të ndahen nga BE-ja për ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, nga të cilat Kosova mund të përfitojë deri në 945 milionë euro përmes realizimit të agjendës së reformave.

“Realizimi i kësaj agjende të reformave do të ndikojë në tërësi pozitivisht mbi avancimin e Republikës së Kosovës në rrugëtimin evropian, si dhe të sjellë rezultate të prekshme në shumë fusha kyçe, e ku ndër to përfshihet dhe përmirësimi i mjedisit biznesor”, ka thënë Bislimi. /Kosova.info/

Go to TOP