Berisha: Kurti, përkundër dijes, vazhdon të gabojë në matematikë dhe politikë

Anton Berisha, një inxhinier dhe analist i njohur, ka reaguar ndaj gabimit të kryeministrit Albin Kurti gjatë një ushtrimi matematikor para nxënësve në shkollë.

Sipas Berishës, për inxhinierët, çdo lëndë përmban matematikë dhe gabimi i Kurtit ishte një lëshim rastësor, por problem më i madh qëndron në përpjekjen e Kurtit për të qenë spektakolar dhe i veçantë.

Berisha theksoi se, ndryshe nga politika që lejon interpretime të ndryshme, matematika është një shkencë ekzakte që kërkon disiplinë dhe jep vetëm dy përgjigje: të saktë ose të pasaktë.

Ai shtoi se gabimet e Kurtit në matematikë reflektojnë gabimet e tij të vazhdueshme edhe në politikë. /Kosova.info/


Go to TOP