Berisha ironizon Ramën: Kur u anëtarësove në LDK, pasi u hatrove me Albinin?
Avokati dhe ish-këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili gjatë hapjes së fushatës elektorale të LDK-së bëri thirrje që qytetarët të votojnë këtë parti jo vetëm në kryeqytet, por edhe në nivel vendi.
Berisha e ironizoi Ramën duke ia rikujtuar se dikur distancohej nga LDK-ja me shprehjen “unë nuk jam LDK”, ndërsa sot flet si kandidat tipik i saj.
“Kur u ‘anëtarësove’ në LDK, o burrë? Pasi e mbarove mandatin dhe po të duhen votat e LDK-së për mandatin tjetër, apo pasi u ‘hatrove’ me Albinin që dikur thoje se e kishe mik?”, shkroi Berisha.
Ai shtoi se do të ishte mirë që Rama të përcaktohej qartë, në mënyrë që qytetarët ta dinë se ku qëndron. /Kosova.info/
