Berisha: Bashën e shkarkuan qytetarët që e zgjodhën deputet

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se Lulzim Basha e ka fatin e njëjtë me atë të Ramiz Alisë, duke shtuar se 44 mijë votues të PD-së votuan kundër Bashës.

“Fatin e Ramiz Alisë. Historia përsëritet të dashur miq. Në vitin 1991 kjo lagje ndër më demokratiket e kësaj toke, i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese”.

“Pas 30 vitesh po kjo lagje i rezervon Lulzim bravës, apo Peng Bashës të njëjtin fat me një dallim. Diktatori komunist nuk kishte lindur në atë lagje, kurse Lulzim brava ka lindur aty. Pra e denatyralizoi. Ky quhet procesi i denatyralizimit që i bënë qytetarët e lagjes numër 8”, tha Berisha. /tvklan.al/

Go to TOP