Basha: Sot PD është pastruar nga hijet e së shkuarës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një konferencë për mediat, pasi Sali Berisha shpalli rezultatin e referendumit për shkarkimin e kreut të PD-së.

Basha falënderoi delegatët që morën pjesë në Kuvendin që zhvilloi ditën e sotme.

Basha foli edhe për ndryshimet që u miratuan sot dhe tha se e bënë këtë sepse ishte diçka që e prisnin shqiptarët.

Po ashtu ai tha se sot PD është pastruar nga hijet e së shkuarës.

“Kam marrë mesazhe edhe nga Kosova. Sot PD është pastruar nga hijet e së shkuarës. Është më pranë qytetarëve. Jemi e para parti politike në Ballkan që jetësojmë aleancën me qytetarët për rikthimin e demokracisë si një institucion në PD për nxjerrjen e vendit nga kriza shumëplanëshe”, ka thënë Berisha. /tvklan.al/

Go to TOP