Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë zgjedhje të brendshme me fillim të vitit të ri

Kryeministri i vendit dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhje me qendrat e partisë së tij.

Lëvizja Vetëvendosje në këtë mbledhje vendosi që të mbajë zgjedhje të brendshme me fillim të vitit të ri.

“Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillim vitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare”.

“Të gjitha qendrat ishin njëzëri dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor prej nga do të dalim edhe më të fuqishëm edhe më të organizuar. Mbështetjes dhe rritjes së madhe të LV-së duhet t’ja mbështesim një organizatë edhe më të fortë”, thuhet në njoftim.

Kurti po ashtu u tha qendrave se VV-ja do të jetë e përkushtuar edhe në komunat ku qeveris, dhe do të jetë opozitë kryesore nëpër komunat tjera të Kosovës.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP