Begaj shkon në shtëpinë e presidentit Rugova

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shkuar në shtëpinë e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të cilat i ka postuar në rrjetin social Facebook.

“Në shtëpinë e Presidentit Rugova, misionarit paqësor që punoi për Pavarësinë e Kosovës “si pika e ujit që bën vendin në gur”. Pa udhëheqës vizionar si ai, kombi ynë nuk do të kishte sot këtë realitet”, ka shkruar Begaj.

Go to TOP