Bastisja e shtëpisë së ish-shefit të AKI-së, reagon Koci

Avokati Arianit Koci, ka reaguar në lidhje me veprimet e fundit të Speciales, ku ditëve të fundit u kryen bastisje në shtëpitë e disa personave, përfshirë këtu edhe shtëpinë e ish-drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, gjë për të cilën, Koci thotë se kërkohet reflektim i kujdesshëm.

Po ashtu, avokati Koci ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me informacionet e ndjeshme që mund të jenë gjetur gjatë bastisjes e të cilat nuk kanë lidhje me rastet në fjalë.

Për këto, avokati, ka kërkuar që këto informacione të mos keqpërdoren, por të njëjtat të mbrohen.

Tutje, ai ka shtuar se AKI-ja është shtyllë e sigurisë dhe ruajtja e  integritetit të saj duhet të mbetet prioritet. /Kosova.info/

Go to TOP