Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, projekte të përbashkëta në infrastrukturë

Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës kanë intensifikuar bashkëpunimet e tyre në të gjitha nivelet. Mimoza Kusari Lila, kryetare e grupit Parlamentar të VV tha se komisionet parlamentare të dy vendeve po punojnë në drejtim të përmirësimit të legjislacionit për projekte të përbashkëta.

Shqipëria dhe Kosova janë duke bashkëpunuar ngushtësisht dhe janë në fazën e studimit të fizibilitetit për dy projekteve madhore, si hekurudha Durrës Prishtinë por edhe rruga Shkodër- Gjakovë.

 Për  Mimoza Kusari Lila, kryetare e grupit parlamentar Vetëvendosja  këto projekte i vendosin dy vendet në qendër të lëvizjes së gjithë Evropës.

“Tashmë projekte të kësaj natyre nuk kanë nevojë të ndahen në dy projekte por mund të bëhen dhe një projekt. Gjithashtu dhe ne si grup parlamentar në nivelin e bashkëpunimin me komisionet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kemi bashkëpunim të vazhdueshëm dhe është intensifikuar së fundmi”, u shpreh Mimoza Kusari Lila.

Për sa i përket bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës projektin e hekurudhës Durrës Prishtinë por edhe rrugën Shkodër Gjakovë si prioritet të rëndësishme që vendosin Kosovën dhe Shqipërinë në një plan tjetër në rajon e më gjerë.

Më tej kryetarja e grupit Parlamentar të VV, Mimoza Kusari Lila theksoi se, “nuk mund të mendoj për asgjë më të veçantë sesa lidhjen e këtyre dy bashkive emblematike në të dy anët e kufirit por dhe hekurudhën përmes Prishtinës dhe Durrësit që së bashku dhe Malin e Zi e vë në qendër të lëvizjes jo vetëm për Ballkanin por për gjithë Evropën. Ndaj ky është fokusi ynë në vazhdim duke u angazhuar për të realizuar këtë projekt dhe të nis sa më parë ndërtimi i hekurudhës”.

Projektet janë në fazën e studimit të fizibilitetit ndërsa kanë marrë dritën jeshile nga dy vendet për të pasur ecuri e ritme më të shpejta për fazat e tjera.

Go to TOP