Barcelona triumfon në “El Clasico”, mbyll garën e titullit

Me gol të shënuar në minutën e 92-të, Barcelona ka fituar “El Clasicon” ndaj Real Madridit. Të dielën mbrëma, Barça fitoi 2:1, ndërsa golin e fitores e shënoi Franck Kessie në kohën shtesë. Real Madridi kaloi në epërsi që në minutën e nëntë.

Në tentim për të larguar topin, autogol shënoi Ronald Araujo. Barça u kthye në lojë në minutën e 45-të, kur shënoi Sergi Roberto për 1:1.

Në minutën e 81-të, Madridit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, ndërsa drama në fund i takoi Barcelonës.

Go to TOP